OVL e UÇK-së: Kurti mendon se do të na shtrijë për toke, por s’e kemi ndërmend të ndalemi
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Qeveria e Kosovës i diskriminoi veteranët kur e miratoi këtë të martë projektligjin që përcakton pagën minimale në 264 euro. Sipas Klinakut deputetët vepruan edhe kundërligjshëm, duke shtuar se kryeministri Kurti nuk i dëgjoi, ndonëse tha se […]
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se Qeveria e Kosovës i diskriminoi veteranët kur e miratoi këtë të martë projektligjin që përcakton pagën minimale në 264 euro.
Sipas Klinakut deputetët vepruan edhe kundërligjshëm, duke shtuar se kryeministri Kurti nuk i dëgjoi, ndonëse tha se kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë.
U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mendon se duke mos bashkëpunuar me ta, si me sindikatat dhe duke mos i mbështetur, do t’i shtrijë për toke.
“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për toke”, tha Klinaku.
“Por ne i themi se qeveria shkon e vjen, e ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi para çdo qeverie”, tha ai.
Ndryshe, kjo protestë po mbahet para Kuvendit të Kosovë, ku tashmë veteranët e UÇK-së edhe janë futur në obrrin e Kuvendit e do shkojnë edhe para Qeverisë për të protestuar, kurse Policia e Kosovës është mobilizuar.