OVL e UÇK-së bojkoton festimet e Pavarësisë, Nasim Haradinaj e quan atë të ngutshëm dhe të motivuar politikisht

14.02.2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka marrë një vendim të paprecedentë duke njoftuar se nuk do të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës për organizimin e festimeve të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

OVL e UÇK-së bojkoton festimet e Pavarësisë, Nasim Haradinaj e quan atë të ngutshëm dhe të motivuar politikisht

Sipas OVL e UÇK-së, kjo qeveri nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe ka vepruar në mënyrë që ka dëmtuar të drejtat e veteranëve të luftës. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, me ish-nënkryetarin e OVL-së, Nasim Haradinaj, që e quan atë të ngutshëm dhe të motivuar politikisht.

Haradinaj thekson se këto data historike i përkasin të gjithë qytetarëve dhe se veteranët duhet të respektojnë shtetin pa u rreshtuar politikisht. Ai shton se asnjë organizatë nuk ka të drejtën ekskluzive mbi këto data dhe se ato janë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“As organizata e veteranë, as kryesia e veteranëve, askush në Kosovë nuk e ka të drejtën e vetme të posedimit të këtyre datave. Dita e Pavarësisë nuk iu takon vetëm veteranëve të UÇK-së, dhe as manifestimet e familjes Jashari. Nuk iu takojnë as vetvetes sepse familja Jashari ka dashtë me dal prej vetvetes, ka dashtë me dal prej Prekazit sikur shumë familje të tjera që kanë prej vetvetes. Kështu heronjtë dhe këto data iu takojnë edhe atyre që s’kanë luftuar. Iu takojnë edhe atyre veteranë që nuk mendojnë në mënyrë partiake sikur këta. S’kanë ideologji partiake. Kjo i bën këta që të rreshtohen rreth një mendimi partiak, që organizata e veteranë duhet ta ketë të ndaluar”, ka thënë Haradinaj.

Ai e quan vendimin të ngutshëm dhe frikacak, duke shtuar se veteranët kanë detyrë të parë respektimin e shtetit. Sipas tij, OVL e UÇK-së nuk ka guxim të përballet me akuzat që i bën dhe po merr vendime të tilla me fjalë të mëdha e pa asnjë veprim konkret.

Ky vendim i OVL e UÇK-së ka hapur debate të reja mbi rolin e organizatave të veteranëve në shoqërinë kosovare dhe mbi mënyrën se si duhet të përkujtohen dhe festohen datat historike.

Etiketat

Ofertat e fundit