Osmani uron Starmerin për fitoren në zgjedhjet në Britani

05.07.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar liderin e Partisë Laburiste, tashmë kryeministër i ri, Keir Starmer pas fitores së zgjedhjeve në Britani.

Osmani uron Starmerin për fitoren në zgjedhjet në Britani

Ajo ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në forcimin e lidhjeve të tyre.

“Urime të përzemërta për Keir Starmer në fitoren tuaj historike në zgjedhje. Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam i bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

Partia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të premten, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia Konservatore.

Me një entuziazëm të dukshëm, Starmer deklaroi se “ndryshimi fillon tani”, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në fitoren e laburistëve.

Etiketat

Ofertat e fundit