Osmani uron 8 Marsin nga AKI-ja, gratë që punojnë në këtë institucion nuk zbulojnë fytyrat
08.03.2025
Përgjatë gjithë ditës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar disa institucione shtetërore për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit.
Në ditën ndërkombëtare të gruas, s’kishte se si të mungonte vizita e Osmanit edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Krahas urimit të veçantë, bie në sy portreti i përbashkët me gratë që punojnë në këtë institucion.
Presidentja ka postuar një fotografi me to, pa ua zbuluar identitetin.