Osmani: Trimëria dhe sakrifica e luftëtarëve do të na frymëzojë përherë

30.12.2023

Në Ditën e Veteranëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen për të gjitha gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. “Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë […]

Osmani: Trimëria dhe sakrifica e luftëtarëve do të na frymëzojë përherë Foto: Ilustrim

Në Ditën e Veteranëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen për të gjitha gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal”, ka thënë ajo.

Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë, ka thënë Osmani.

“Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, shtoi ajo.