Osmani: Jemi të përkushtuar të jetojmë sipas idealeve parashikuese të Kushtetutës

09.04.2024

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

Osmani: Jemi të përkushtuar të jetojmë sipas idealeve parashikuese të Kushtetutës Foto: Ilustrim

Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës mishëron vetë thelbin e demokracisë, unike dhe krejtësisht të domosdoshme.

“Në çdo hap që hedhim, sot dhe në të ardhmen, ne jemi të përkushtuar të jetojmë sipas idealeve parashikuese të Kushtetutës sonë për liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë”, ka thënë Osmani.