Peci: Osmani firmosi shpërbërjen e Kuvendit, automatikisht shkojmë në zgjedhje
Ka përfunduar takimi në Presidencë mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve partiakë për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Foto: Ilustrim
Faton Peci tha se gjatë takimit nuk ka pasur dakordim nga shumica e partive politike për t’i adresuar këto nevoja elementare, dhe si pasojë presidentja ka firmosur shpërbërjen e Kuvendit, duke hapur rrugën për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nuk kishte dakordim nga shumica e partive për t’i adresuar këto nevoja elementare dhe rrjedhimisht presidentja firmosi shpërbërjen e Kuvendit dhe shkojmë në zgjedhje”, theksoi ai.
Kryetari i Guxo, Faton Peci, tha se kanë pasë qëndrime të ndryshme rreth datës së zgjedhjeve.
“Pat diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si Guxo kemi mbrojtur qëndrimin mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28” .