Oferta e fundit e Qeverisë për SBASHK-un, Nagavci: Mësimi të fillojë që sot

22.09.2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) tashmë ka hyrë në javën e tretë të grevës, si shkak i mos realizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka theksuar se do të shqyrtohet vazhdimi edhe gjatë vitit tjetër i Pakos për Përballje me Inflacionin. Po ashtu, […]

Oferta e fundit e Qeverisë për SBASHK-un, Nagavci: Mësimi të fillojë që sot Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) tashmë ka hyrë në javën e tretë të grevës, si shkak i mos realizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka theksuar se do të shqyrtohet vazhdimi edhe gjatë vitit tjetër i Pakos për Përballje me Inflacionin.

Po ashtu, ajo ka theksuar se iu tha mësimdhënësve që ta ndalin grevën e pastaj tha “bisedojmë dhe adresojmë çdo kërkesë që e keni”.

Nagavci ka shtuar se mbështetja prej 50 eurosh, gjegjësisht Pakoja nga Qeveria do të rishqyrtohet në fund të dhjetorit në mënyrë që të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm

“Duhet ta përmendim edhe një gjë. E kemi thënë edhe publikisht që mbështetja prej 50 eurosh, gjegjësisht Pakoja nga Qeveria do të rishqyrtohet në fund të dhjetorit në mënyrë që të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Nagavci.

Ministrja bëri thirrje që mësimi të fillojë “që sot”.

“Dhe nga këtu – ndonëse jam akuzuar për presion, dhe nëse kjo është presion unë e them dhe nuk dyshoj se është e drejtë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh – bëj edhe njëherë thirrje që mësimi të fillojë në shumicën e shkollave ku s’ka filluar që nesër, që sot dhe të mos privohen fëmijët nga e drejta për mësim”, tha ajo.