Nxënësit e SHFMU “Ramë Bllaca” vizitojnë Bali Muharremaj, kjo është kërkesa e tyre

  • 09.11.2022
Nxënësit e SHFMU “Ramë Bllaca” vizitojnë Bali Muharremaj, kjo është kërkesa e tyre

Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shumë shpeshë ia hapin derën për vizita njerëz me pozita të ndryshme politike, figura publike e qytetarë të Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së mërkurë ishin nxënësit e shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë ata që ia hapën derën dhe e vizituan të parin e Suharekës, të cilit iu mbush zyra plotë.

Të shoqëruar nga mësuesja e klasës e dorë për dorë me njëri-tjetrin zunë vende në zyren e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.


Nxënësit e klasës së IV-1, i kishin shkruar një letër Muharremajt e cila brenda saj mbante një kërkesë për të.

I nderuari Kryetar i Komunës së Suharekës zotëri Bali Muharremaj.

Jemi nxënësit e klasës së IV-1 nga shkolla “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Duam t’ju njoftojmë për një problem që na shqetëson ne si nxënës, prandaj kërkojmë ndërhyrjen tuaj për zgjidhjen e tij. Shkolla jonë ndodhet në qendrën e fshatit tonë. Por disa lagje të fshatit (Zekolli, Kyqyku, Fangu etj) janë largë shkollës. Për të ardhur në shkollë çdo herë duhet të na sjellin prindërit, ose duhet të udhëtojmë me autobus, ku duhet të paguajm. Poashtu autobusi na dërgon herët në shkolla. Në mungesë të transportit të organizuar prindërit i sjellin dhe i marrin fëmijët e tyre me makina, duke shkaktuar tollovi në rrugën para shkollës. E për fat të keq kjo ndodhë çdo ditë.

I nderuar kryetar a mund të bëni diçka për të na zgjidhur problemin?

Kjo ishte një pjesë e letrës të cilën e kanë shkruar nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Ramë Bllaca” në Bllacë e që nga kryetari po kërkojnë organizimin e transportit për t’i dërguar ata në shkollë.

Kryetari i Komunës së Suharekës ka thënë se kjo është një vizitë shumë e veçantë për të dhe se kërkesën e këtyre nxënësve po e cilëson të drejtë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë