“Nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë”

01.05.2020

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, tha se në Kosovë po shkelen të drejtat e punëtorëve. “Po të mendoja vite […]

“Nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë” Foto: Ilustrim

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, tha se në Kosovë po shkelen të drejtat e punëtorëve.

“Po të mendoja vite më parë, nuk e kisha besuar se tani në këtë kohë nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, tha ss siguria e shëndeti në punë në Kosovë është për të ardhur keq. “Ka raste kur punëtori ka pësuar me fatalitet për pak investime për të krijuar kushte të punës”, deklaroi ai.

Ai ka folur edhe për Covid19, nga i cili janë dëmtuar shumë sektorë ekonomik. “Sektori privat është dëmtuar shumë, ku në shumë vërehet ai i ndërtimtarisë e i gastronomisë”, theksoi Ajdini.