Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim ose test anti-COVID, Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet

15.09.2021

Në masat kundër COVID-19, masa këto të ndërmarrura nga Qeveria e Kosovës, kanë paraparë që studentët për të hyrë në objektet e institucioneve publike dhe private universitare duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose test anti-COVID. Gjithashtu, masat anti-COVID kanë paraparë që studentëve në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë […]

Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim ose test anti-COVID, Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet Foto: Ilustrim

Në masat kundër COVID-19, masa këto të ndërmarrura nga Qeveria e Kosovës, kanë paraparë që studentët për të hyrë në objektet e institucioneve publike dhe private universitare duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit ose test anti-COVID.

Gjithashtu, masat anti-COVID kanë paraparë që studentëve në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërë nga këto dëshmitë të lartëcekura.

Po ashtu edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

Ndërsa, këtë vendim të fundit të Qeverisë e kanë mirëpritur shumica e studentëve, kështu ka theksuar nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.

Ai ka theksuar ky vendim për të pasur dëshminë e vaksinimit apo test anti-COVID është duke u respektuar.

Gjithashtu, ai ka shtuar se një gjë e mirë është se në Qendrën e Studentëve do të punohet me kapacitete të plotë, dhe se shpresojnë që në fakultete të nisë sa më shpejt mësimi me prezencë fizike.

“Normalisht që kemi pasur dy lloje të reagimeve nga ana e studentëve, ata që janë pajtuar pra një shumicë që e kanë përkrah këtë vendim dhe ata vet janë vaksinuar, dhe që hyrja të bëhet vetëm nga ata që janë vaksinuar, por nga ana tjetër kemi pasur edhe studentë që ashtu besojnë që nuk duhet me qenë një detyrim i tillë dhe që akoma nuk janë vaksinuar”, tha ai për EO.

“Nuk besoj që do ketë parregullsi, unë tashmë po ndjek të gjitha fakultetet dhe nuk po lejohet as edhe një student pa pasur dëshminë e vaksinimit dhe mendoj që do shkoj me rregull ky proces i verifikimit”, përfundoi.