Njohja e pensioneve Shqipëri-Kosovë, shumë shpejt pritet miratimi i marrëveshjes

30.01.2022

Marrëveshja mes dy vendeve është dërguar për miratim në Parlament, dhe synon që qytetarët e të dy vendeve të mund të marrin pensionin e pleqërisë që iu takon pavarësisht se sa vite kanë punuar në njërin shtet apo në tjetrin. Në marrëveshje përcaktohet bashkimi i periudhave të sigurimit jo vetëm për pension pleqërie, por edhe […]

Njohja e pensioneve Shqipëri-Kosovë, shumë shpejt pritet miratimi i marrëveshjes

Marrëveshja mes dy vendeve është dërguar për miratim në Parlament, dhe synon që qytetarët e të dy vendeve të mund të marrin pensionin e pleqërisë që iu takon pavarësisht se sa vite kanë punuar në njërin shtet apo në tjetrin.

Në marrëveshje përcaktohet bashkimi i periudhave të sigurimit jo vetëm për pension pleqërie, por edhe për pension familjar apo invaliditeti, me kusht që ato të mos mbivendosen.

Marrëveshja parashikon rregullime të veçanta për trajtimin e personave të punësuar dhe të vetëpunësuar, të nëpunësve të shërbimit civil, anëtarëve të misioneve diplomatike dhe zyrave konsullore dhe punëtorëve të dërguar nga punëdhënësi për të punuar për llogari të tij në vendin tjetër.

LEXO EDHE:  Kosova shpërthen nga fishekzjarret: Importi rekord në vitin 2024

Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore” përfitojnë nga skema e këtyre sigurimeve dhe kontributeve shqiptare, të gjithë ata persona që do të kenë mbi 15 vjet pune të siguruara./tvklan/

Etiketat