Njoftim për Ndërprerje të Furnizimit me Ujë në Suharekë dhe Rrethinë
24.01.2026
Njoftohen të gjithë konsumatorët e SUHAREKS se, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin te Pusi i Atit, si dhe si pasojë e një defekti në gypin kryesor Ø 400 mm, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona:
📍 Fshati Gelanc
📍 Fshati Gjinoc
📍 Fshati Leshan
📍 Fshati Tërnje
📍 Fshati Nepërbisht
📍 Fshati Shirokë
📍 Qyteti i Suharekës
Ekipet e SUHAREKS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj,
KRU Hidroregjioni Jugor
