KRU “Hidroregjioni Jugor” aktivizon pagesën online të faturave përmes eKosova

23.09.2026

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se tashmë është aktivizuar shërbimi elektronik në platformën shtetërore eKosova, përmes të cilit mund të shikojnë dhe paguajnë faturat e ujit online.

KRU “Hidroregjioni Jugor” aktivizon pagesën online të faturave përmes eKosova Foto: Ilustrim

Shërbimi “KRU Hidroregjioni Jugor – Shiko dhe paguaj faturat e ujit” u mundëson konsumatorëve të kontrollojnë faturat dhe obligimet e tyre, si dhe të kryejnë pagesat në mënyrë elektronike.

Shërbimi është i qasshëm përmes platformës eKosova, në seksionin përkatës të shërbimeve elektronike.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se ky shërbim synon ta lehtësojë qasjen e konsumatorëve në faturat dhe pagesat e tyre, duke mundësuar kryerjen e këtyre veprimeve online.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More