Nis ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

para 13 dite

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të institucioneve lokale dhe ministrave të kabinetit qeveritar, vendosën të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Nis ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Projekti është pjesë e një bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunale.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ndërtimi i urave po bëhet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave – Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut.

Gurthemeli i urës për qarkullimin e veturave është vendosur në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, ndërsa ura për kalimin e këmbësorëve është vendosur përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.

Etiketat

Ofertat e fundit