Ngritja e çmimeve, kërkohet një pako e re mbështetëse për qytetarët

05.04.2022

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt, 2022, me muajin shkurt, 2021, ishte 7.5 për qind. Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), rritje të çmimeve ka pasur buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat ushqimore. Duke parë parasysh këtë situatë, njohësit e ekonomisë po kërkojnë që Qeveria të hartojë një […]

Ngritja e çmimeve, kërkohet një pako e re mbështetëse për qytetarët Foto: Ilustrim

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt, 2022, me muajin shkurt, 2021, ishte 7.5 për qind.

Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), rritje të çmimeve ka pasur buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Duke parë parasysh këtë situatë, njohësit e ekonomisë po kërkojnë që Qeveria të hartojë një pako të re, me të cilën do të mbështeteshin qytetarët.

“Në momentin kur kemi inflacion, shteti duhet të intervenojë përmes masave, instrumenteve të veta, të krijojë pako anti-inflacion. Në këto raste duhet të orientohet në favorizimin e prodhimit vendor, po ashtu duhet të ngrisë pagën minimale, pensionet, asistencën sociale, sepse ato nuk i përgjigjen rritjes së çmimeve. Me këto paga që marrin tash nuk mund ta sigurojnë shportën jetësore”, u shpreh për “Front Online” Musa Limani, ekonomist.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj thotë se nuk sheh disponim të ekzekutivit për krijimin e një pakoje të re.

“Janë grumbulluar shumë probleme, duke filluar nga rritja e çmimit, kjo ka varfëruar jetën e qytetarit. Kemi një pagë minimale të ulët. Gatishmeria e Qeverisë është të jetë 50 euro, por tani kjo pagë nuk e ka këtë efekt. Qeveria nuk disponim që të lejojë tërheqjen e Trustit dhe nuk ka disponim në pako emergjente”, u shpreh ai.

Kërkesë të ngjashme i shtroi para një jave në Kuvend – Qeverisë, Avdullah Hoti nga LDK. Megjithatë Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk është se premtoi ndonjë pako të re.

Ai tha se kanë ndihmuar mjaft qytetarët karshi krizës së ngritjes së çmimeve deri tash.

“Gjithsej janë rreth 230 milionë euro vetëm në këta tre-katër muajt e fundit që janë ndarë dhe janë dedikuar për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve”, u shpreh Murati.