Nga sot Zvicra shtrëngon masat për kosovarët që duan të hyjnë në këtë shtet

13.09.2021

Zvicra nga sot ka shtrënguar masat për ata që hyjnë në këtë shtet, përfshirë këtu qytetarët nga Kosova. Nga dita e sotme (e hënë), turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në vend vetëm nëse janë vaksinuar. Zvicra shtrëngon masat për hyrjen e të huajve në vend. Kjo vlen të paktën për […]

Nga sot Zvicra shtrëngon masat për kosovarët që duan të hyjnë në këtë shtet Foto: Ilustrim

Zvicra nga sot ka shtrënguar masat për ata që hyjnë në këtë shtet, përfshirë këtu qytetarët nga Kosova.

Nga dita e sotme (e hënë), turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në vend vetëm nëse janë vaksinuar.

Zvicra shtrëngon masat për hyrjen e të huajve në vend. Kjo vlen të paktën për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ambasada e Zvicrës në Kosovë e ka bërë këtë njoftim në llogarinë e saj në Facebook.

Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve të përmendura. Ndërkohë asgjë nuk ndryshon për ata që janë të vaksinuar.

Ata mund të hyjnë në vend normalisht nëse kanë vizë. Megjithatë duhet ditur se ata duhet të jenë vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara në BE.

Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, si “nevoja ekstreme” konsiderohen rastet e vdekjeve  të të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet .

Sigurisht, rregullorja nuk zbatohet për shtetasit kosovarë ose të Maqedonisë së Veriut që kanë leje qëndrimi në Zvicër.

Një hap i tillë vjen pasi Zvicra ka reaguar ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në vendet e Ballkanit.