Rrezik nga përhapja e COVID-19, nga sot terminet për vula apostile bëhen online

04.08.2020

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot të gjithë qytetarët duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. “Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët […]

Rrezik nga përhapja e COVID-19, nga sot terminet për vula apostile bëhen online Foto: Ilustrim

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot të gjithë qytetarët duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

Të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net/

Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar” thuhet në komunikatën e MPB-së.