Zgjatet orari, nga sot gastronomia punon deri në ora 22:30

28.07.2020

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes, orarin e sektorit të gastronomisë dhe hapjen e çerdheve. Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): Iu ndalohet funksionimi nga ora […]

Zgjatet orari, nga sot gastronomia punon deri në ora 22:30 Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes, orarin e sektorit të gastronomisë dhe hapjen e çerdheve.

Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):

  • Iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
  • Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete)”.