Nga sot automjetet obligohen ti kenë pajisjet dimërore
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore. “Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në Ligjin për Rregullat […]
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.
“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet se nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
Ndërkaq kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.
“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.