“Nga rritja e pagës minimale synohet të përfitojnë rreth 120 mijë veta”

13.05.2022

Duke kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, Muja tha se paga minimale për 1 dekadë në sektorin privat është rritur vetëm 34 euro. “Pagat në sektorin privat për 1 dekadë janë rritur mesatarisht vetëm 34 euro. Rritja e pagës mesatare nuk përkon as me rritjen e produktivitetit dhe shkallës […]

“Nga rritja e pagës minimale synohet të përfitojnë rreth 120 mijë veta” Foto: SuharekaOnline

Duke kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, Muja tha se paga minimale për 1 dekadë në sektorin privat është rritur vetëm 34 euro.

“Pagat në sektorin privat për 1 dekadë janë rritur mesatarisht vetëm 34 euro.

Rritja e pagës mesatare nuk përkon as me rritjen e produktivitetit dhe shkallës së inflacionit në dekadën e fundit. Rritja e pagës minimale i synon rreth 120 mijë përfitues të drejtpërdrejtë, apo rreth 32 përqind të punëtorëve të regjistruar në ATK.

Këto grupe shoqërore që përfitojnë më shumë gjenden në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë 32 mijë përfitues, në industrinë përpunuese 18 mijë përfitues në gastronomi 13 mijë përfitues, në ndërtimtari 10 mijë përfitues dhe në aktivitete të sigurimit fizik 12 mijë përfitues.

Shumica janë të moshës së re 16-24 vjeç dhe në kuadër të kësaj moshe kryesisht femra”, tha ai.

A e dini çka është KODI 95?
Voto