Nga nesër pritet që Maqedonia Veriore të hap kufirin për Kosovën

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë i ka rekomanduar Komisionit për Shëndetësi heqjen e teesteve PCR për Kosovën.

Kjo do të thotë që në 24 orët e ardhshme pritet të mirret vendimi për kalimin kufitar mes Kosovës e Maqedonisë Veriore.

“Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 në Kosovë. Rrjedhimisht është e sigurt edhe hapja e kufijve dhe kalimi pa teste PCR në kufi” thuhet ndër të tjera në sygjerimin e Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë Veriore.

Gjithashtu edhe sot në një konferencë për media Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë që pret nga autoritetet të marrin nesër vendim për të lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Ai ka thënë se beson që nesër do të merret vendim për heqjen e obligimit për qytetarët për testin PCR.

“Ne kemi punuar në komunikimin rajonal jo vetëm me shtetin dhe homologu tim nga Maqedonia por edhe me vendet e tjera perëndimor shtet më të avancuara e kanë hequr Kosovën nga lista e zezë siç është Zvicra ku i është dhënë mundësia bashkatdhetarëve tanë që të vijnë në Kosovë pas një viti. Besoj që Maqedonia e Veriut nesër do të vendos që të heq obligimin për testin PCR dhe qytetarët të mund të udhëtojnë lirshëm”, theksoi Zemaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.