Bizneset Vende Pune Ofertat

“Nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike”

“Nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike”

16.10.2023 Lajme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nëpërmjet një reagimi ka vlerësuar se numri i qytetarëve që po e lëshojnë Kosovën, nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa tani.

Sipas tyre tani nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike. “Përkundër të gjitha këtyre pengesave, asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodhë tani. Më herët arsye për largim nga Kosova ishte gjendja e rënduar ekonomike ndërsa tani Kosovën po e lënë edhe ata me gjendje të mirë materiale”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë vlerësuar se pas 1 janarit të vitit 2024, kur do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, ne vend do të ketë mungesë të punëtorëve.

“Në Kosovë, pas 1 janarit 2024 do të ketë mungesë të madhe të punëtorëve vendin e të cilëve po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”, thuhet në reagim, ku shtohet se vendin e tyre “po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”.

Sipas KMDLNJ-së gjendja ekonomike në Kosovë nuk është përmirësuar aspak, krahasuar me rritjen e inflacionit, që sipas tyre është mbi 4.2%.

“Mund të thuhet se kemi përkeqësim për faktin se Kosova është vendi i vetëm në rajon ku pensionet nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Në vendet e rajonit, brenda 36 muajve kemi rritje të pensioneve së paku në 6-8 herë kurse në Kosovë brenda këtij afati shteti ka intervenuar dy herë duke i dhënë nga 100 euro shtesë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre shteti nuk e trajton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës si partner social dhe nuk po e përfillë asnjë kërkesë që e bënë shoqata.

Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se përfituesit e skemave sociale nuk janë aspak në gjendje më të mirë, madje nuk i mbulojnë as nevojat elementare.

“Nuk ka kategori sot në Kosovë, përveç politikanëve dhe përkrahësve të tyre që sigurojnë të ardhura me të cilën mund t’i përmbushin nevojat personale dhe familjare. Nuk mund të gjeni vend në rajon ku nuk ka pasur lëvizje apo intervenim të shtetit për të përballur këtë gjendje të rënduar ekonomike sikur që po ndodhë në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas tyre në këtë kohë po ndjehet një mungesë e punëtorëve “sidomos e një profili të kualifikuar të cilët kanë shkuar të punojnë në shtetet perëndimore”.

Këto shtete në kohën kur po përballen me mungesën e punëtorëve kanë krijuar rrethana lehtësuese për këto profile duke krijuar mungesë të punëtorëve në shtete nga rekrutojnë punëtorë.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Bastisjet nga Specialja, KMDLNj: Vazhdon terrorizmi psiqik nga kjo gjykatë

Bastisjet nga Specialja, KMDLNj: Vazhdon terrorizmi psiqik nga kjo gjykatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas bastisjeve nga Gjykata Speciale, duke thënë se po bëhet dhunë psikologjike.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që siç thuhet aty, në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë.

“Grupit aktual Teknik që përgatit  propozime për bisedime me Serbinë dhe Bashkim Smakaj, ish shef i AKI –së dhe këshilltar i presidentit Thaçi, hetues inkursorë të GJRS–ë konfiskuan telefona, pajisje tjera elektronike dhe materiale të ndryshme të shkruara apo të filmuara. Nga krejt këto bastisje është fakt se sjellja e hetuesve nuk është e dhunshme (fizikisht), nuk ka shkatërrime materiale, bëhen në prani të avokatit që autorizohet nga pala që bastiset dhe, sidomos kohëve të fundit fëmijët e moshës jomadhore largohen nga objekti që bastiset”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, thuhet se nga këto bastisje te paparalajmëruara po shkaktohet edhe pasiguri.

“Realisht, mund të flasim për një dhunë psikologjike dhe pasiguri të shkaktuar për shkak të bastisjeve të paparalajmëruara dhe mbajtja nën presion të personave të bastisur për një kohë të gjatë deri në një vendim të gjykatës. Në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë sikur edhe ata që kanë qenë në marëdhënie të punës te udhëheqësit e UÇK-së dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, në çfarëdo cilësie”.

“Gjithashtu, po shënjestërohen edhe ata që falë postit në të kaluarën e tyre kanë qenë në vende ku ka pasur informata të ndjeshme të cilat GJRS–ë, nën kërcënim për ndjekje penale po mundohet t’i sigurojë nga këta persona të cilët nuk kanë asnjë detyrim të bashkëpunojnë me ZPS-ë”, thuhet tutje në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj: 16 milionë euro për çlirimtarët qenkan shumë, e qindra milionë për rrymën në veri nuk përmenden – çfarë poshtërsie

KMDLNj: 16 milionë euro për çlirimtarët qenkan shumë, e qindra milionë për rrymën në veri nuk përmenden – çfarë poshtërsie

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me shpenzimet që bëhen për të siguruar mbrojtje ligjore apo për të mbështetur familjet gjatë vizitave në Hagë, ku vazhdojnë të mbahen ish-krerët e UÇK-së.

KDMLNj thekson se 16 milionë euro për çlirimtarët qenkan shumë, gjersa qindra milionë për rrymën në veri nuk përmenden.

Lexoni të plotë postimin, pa ndërhyrje: 

Në Burgun e Gjykatës Raciste Speciale në Hagë po mbahen peng tetë shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë. Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë dënuar me dënime kapitale–drakonike gjë që nuk e ka bërë një diversion të tillë juridik as Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë në Hagë i cili ka qenë shumë më i ekuilibruar, si gjatë arrestimeve e, në veçanti gjatë shqiptimit të dënimeve.

Ndërsa, sa i përket trajtimit të personave të privuar nga liria, Tribunali i Hagës ka qenë Akademi e respektimit të të drejtave të njeriut krahasuar me Gjykatën Speciale Raciste. Shtetasit e Kosovës janë kidnapuar – arrestuar në Kosovë dhe Belgjikë dhe, përkundër vullnetit të tyre janë dërguar në Hagë, që, për familjet e tyre, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët paraqet vështirësi t’i vizitojnë.

Fillimisht kishin probleme të natyrës burokratike të pajisen me viza afatgjata, vendosje si dhe probleme tjera gjatë udhëtimit. Vizitat “humanitare“ për të burgosurit ishin skajshmërisht degraduese, refuzoheshin pa ndonjë arsye dhe shkelnin të drejtat elementare të personave të privuar nga liria duke ua mohuar mbajtjen e vazhdimësisë së rregullt me familje dhe duke ua rrezikuar mjedisin social që është njëri ndër kushtet themelore për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik.

Deri më tani pengjet e Kosovës që po mbahen në Hagë janë mbështetur, qoftë për të siguruar mbrojtje ligjore apo për të mbështetur familjet gjatë vizitave me më shumë se 16 milionë euro e që, kohë pas kohe përsëritet nga MD –së dhe nga kryeministri Kurti thuaja që e kanë bërë dhe po e bëjnë një sakrificë nga xhepi i tyre e jo që është detyrim shtetëror që është rregulluar me ligj.

Realisht, shteti i Kosovës ka detyrim ndaj cilitdo shtetas të Kosovës që mbahet në burgjet e shteteve tjera, qoftë duke siguruar asistencë ligjore apo duke përkrahur familjet nëse ato nuk kanë mundësi materiale. Kroacia, vetëm për mbrojtjen e gjeneralit Ante Gotovina ka ndarë 33 milionë euro dhe asnjëherë dhe askush nuk e ka kundërshtuar këtë vendim të shtetit kroat.

Ndërkaq, në Kosovë edhe para se të votohej Ligji për Mbështetje të të akuzuarve dhe të dënuarve nga Gjykata Raciste Speciale në Hagë, kishte kundërshtime nga një pjesë e së ashtuquajturës shoqëri civile dhe nga opozita që tradicionalisht ishin kundër luftës dhe kundër UÇK-së. Edhe së voni dëgjoheshin zëra, si nga burimet e vjetra ashtu edhe nga pozita që duhet të rishqyrtohet përkrahja materiale e personave që po mbahen peng në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës dhe, po të mos ishte detyrimi ligjor që del nga Ligji përkatës, të privuarit nga liria do të mbeteshin pa përkrahje ligjore sikur që familjarët nuk do të kishin mundësi t’i vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre. Nuk kanë asnjë përgjegjësi familjarët pse ua kanë dërguar familjarët e burgosur aq larg por shteti ka përgjegjësi të sigurojë të gjitha kushtet që ata të vizitohen rregullisht, pa iu vënë asnjë pengesë materiale e as ligjore.

Ose duhet të angazhohet që të dënuarit të kthehen në vuajtje të dënimit në Kosovë, nëse thuhet se Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Realisht, përgjegjësia kryesore është e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nuk kanë guxim qytetar e as profesional të reagojnë për shkeljet e mëdha të të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës sikur edhe të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie nga kjo Gjykatë e jo që gjykimi të mbahet në terr informativ duke ofruar informata selektive e që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent.

Gjykimi i deritashëm ndaj Hashim Thaçit, president, Jakup Krasniqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Selimit, kryetar i GP të VV-së ka qenë thuaja krejtësisht i mbyllur për publikun, me një fjalë ka qenë dhe mbetet një proces gjyqësor i privatizuar nga kryeprokurori i Speciales, kryetari i trupit gjykues dhe bosja e gjykatës, Ekaterina Trandafilova.

As procesi e sidomos trajtimi i personave të privuar nga liria nuk monitorohet nga ndonjë organizatë apo institucion i pavarur për të drejtat e njeriut përveç se bëhet monitorimi nga distanca.

Ky është rasti i parë i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, madje edhe Gjykata në Nyremberg në Gjermani pas përfundimit të luftës së dytë botërore ka qenë më transparente.

Deklaratat nga MD dhe kryeministri për shpenzimin e 16 milionë eurove për 8 të akuzuar dhe të dënuar dhe familjet e tyre paraqet një bizantinizëm perfid aq më parë që në të njëjtën kohë e heshtin faktin se për rrymën e serbëve dhe të tjerëve në veri të Kosovës, shërbimet tjera dhe rrogat që paguajnë për vite për strukturat e “integruara“ paralele, që nga përfundimi i luftës paguajnë me dhjetëra miliona euro gjatë një viti kalendarik.

Krahasoni tash 16 milionë që paguhen për ata që e bënë luftën, e sollën lirinë, e shpallën pavarësinë dhe e bënë shtetin, me qindra milionë euro të shpenzuara për rrymën dhe shërbime të tjera si dhe paga për ata që e luftuan Kosovën, ishin kundër lirisë, ishin kundër pavarësisë, ishin kundër shtetit dhe me çdo kusht duan ta shkatërrojnë shtetin. Nuk është asgjë tjetër përveç se është poshtërsi dhe manipulim!.

“Ndërtimtaria – rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve”

“Ndërtimtaria – rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) kanë reaguar në lidhje me rrezikshmërinë e punëtorëve në ndërtimtari, pasi sipas tyre “Ndërtimtaria në vend është rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve”.

Sipas një reagimi për media thuhet se Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës.

Tutje përmes reagimit të tyre thonë se numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, dhe dy rastet e kësaj jave (në Prizren dhe në Gjilan) janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare.

Lexoni të plotë reagimin e KMLDNJ-së:

Në Kosovë nuk paraqet lajm nëse ndonjë punëtor lëndohet, bëhet i paaftë përjetësisht për punë apo edhe e humb jetën për faktin se punëdhënësi nuk siguron kushte për punë për të punësuarit, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime shëndetësore e mos të flasim për sigurime të jetës. Në  99 % të rasteve e pësojnë punëtorët në 1 % të rasteve dënohen simbolikisht punëdhënësit për të vazhduar “vallen e vdekjes“ të atyre që për shkak të kushteve të rënda ekonomike detyrohen që të punojnë në kushte skajshmërisht të rrezikshme për jetën, pa pasur fare siguri dhe pa u kompensuar familjet për humbje të jetës.

Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Trafiku është shndërruar në kaos ku kamionët e shumtë me dhe dhe materiale inerte, cisternat me betone dhe mekanizmi ndërtues i rëndë, qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, pa një orar të caktuar dhe pa kufizime drejtimesh kah mund të lëvizin. Jo rrallë kemi raste kur nga kamionët derdhet dheu apo materiali inert apo kur nga gypi i betonjerkës rrjedhë betoni që, përveç se e ndotin rrugën, në shumë raste edhe e dëmtojnë! Për KMDLNj-në është brengosëse humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka persona të mitur. Inspektorati i Punës së Kosovës nuk ka kapacitet t’i mbulojë të gjitha vend punimet për shkak se numri i inspektorëve është në shpërputhje të madhe me kërkesat për inspektim. KMDLNj, gjithashtu shpreh mospajtim të madh për dënimet e shqiptuara e të cilat janë tejet simbolike. KMDLNj ka kërkuar dhe e përsërit se duhet t’u heqjet licenca e punës për punëdhënësit që nuk sigurojnë kushte për punë me ç’rast rrezikohet jeta e të punësuarve. Gjithashtu, KMDLNj ka kërkuar që dënimet në të holla të jenë shumë më të larta dhe nga ato mjete të grumbulluara të krijohet një Fond për ata që e pësojnë dhe familjet e tyre. Për një punëdhënës që qarkullon dhjetëra milionë euro në fushën e ndërtimtarisë, dënimi prej 5 apo 10,000 euro është dënim për kafe prandaj edhe ka përsëritje të rasteve. Është e pabesueshme që edhe pas të gjitha jetëve të humbura për shkak të kushteve të punës, askush të mos ketë përgjegjësi para ligjit. Shteti duhet të gjejë një mënyrë që familjet që e humbin anëtarin e familjes duhet të kompensohen dhe ta kenë një pension, jo më të vogël se paga e një të punësuari në ndërtimtari. Ose duhet të ashpërsojë gjobat në rast të humbjes së jetëve apo lëndimeve, ose duhet të rrisë taksat për leje ndërtimi e që një pjesë do të derdheshin në Fondin e viktimave të ndërtimtarisë por edhe në vendet e tjera të punës e ku përgjegjësia është e punëdhënësit. Edhe planifikuesit më amatorë e kanë të qartë se Prishtina nuk ka nevojë për aq shumë ndërtime të banesave me ç’rast po rrënohen lagje të tëra, disa e japin tokën apo shtëpinë me vet dëshirë kurse disa të tjerë janë të kushtëzuar për faktin se këto ndërtime ua bëjnë jetën të pajetueshme duke ua ngushtuar hapësirën jetësore. Ka shumë dyshime se përmes këtyre ndërtimeve kaotike po bëhet pastrimi i parave dhe, deri më tani nuk është bërë asnjë hetim për këtë dhe se kush janë realisht pronarë të tokave. Prandaj, edhe po lejohen të gjitha këto raste që po përfundojnë me dhjetëra e dhjetëra punëtorë, kryesisht raste sociale, që e humbin jetën dhe shumë të tjerë lëndohen në vendin e punës.

Numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, dhe dy rastet e kësaj jave (në Prizren dhe në Gjilan) janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare dhe është alarmi i fundit për veprim dhe masa konkrete. KMDLNj vlerëson se, nëse nuk ndërmerren masat parandaluese për sigurimin e kushteve të mira për punë, humbja e jetëve do të vazhdojë kurse, të gjithë ne që e kemi një përgjegjësi, do të merremi me reagime gjykuese dhe me pasoja, që do të jenë shumë më të rënda nëse kemi parasysh që kantieret e ndërtimit kanë metastazuar dhe janë shtrirë pothuajse në çdo pjesë të Kosovës. 

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë