Bastisjet nga Specialja, KMDLNj: Vazhdon terrorizmi psiqik nga kjo gjykatë

30.10.2023

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas bastisjeve nga Gjykata Speciale, duke thënë se po bëhet dhunë psikologjike. Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që siç thuhet aty, në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë. “Grupit aktual […]

Bastisjet nga Specialja, KMDLNj: Vazhdon terrorizmi psiqik nga kjo gjykatë Foto: Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas bastisjeve nga Gjykata Speciale, duke thënë se po bëhet dhunë psikologjike.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që siç thuhet aty, në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë.

“Grupit aktual Teknik që përgatit  propozime për bisedime me Serbinë dhe Bashkim Smakaj, ish shef i AKI –së dhe këshilltar i presidentit Thaçi, hetues inkursorë të GJRS–ë konfiskuan telefona, pajisje tjera elektronike dhe materiale të ndryshme të shkruara apo të filmuara. Nga krejt këto bastisje është fakt se sjellja e hetuesve nuk është e dhunshme (fizikisht), nuk ka shkatërrime materiale, bëhen në prani të avokatit që autorizohet nga pala që bastiset dhe, sidomos kohëve të fundit fëmijët e moshës jomadhore largohen nga objekti që bastiset”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, thuhet se nga këto bastisje te paparalajmëruara po shkaktohet edhe pasiguri.

“Realisht, mund të flasim për një dhunë psikologjike dhe pasiguri të shkaktuar për shkak të bastisjeve të paparalajmëruara dhe mbajtja nën presion të personave të bastisur për një kohë të gjatë deri në një vendim të gjykatës. Në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë sikur edhe ata që kanë qenë në marëdhënie të punës te udhëheqësit e UÇK-së dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, në çfarëdo cilësie”.

“Gjithashtu, po shënjestërohen edhe ata që falë postit në të kaluarën e tyre kanë qenë në vende ku ka pasur informata të ndjeshme të cilat GJRS–ë, nën kërcënim për ndjekje penale po mundohet t’i sigurojë nga këta persona të cilët nuk kanë asnjë detyrim të bashkëpunojnë me ZPS-ë”, thuhet tutje në reagimin e KMDLNj-së.