Nga e marta lejohen vizitat e lira dhe familjare nëpër burgje, këto janë rregullat

27.09.2021

SHKK njofton opinionin publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare. Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojnë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushtë të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta. Gjatë vizitës së tyre, vizitori […]

Nga e marta lejohen vizitat e lira dhe familjare nëpër burgje, këto janë rregullat Foto: Ilustrim

SHKK njofton opinionin publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojnë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushtë të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.

Gjatë vizitës së tyre, vizitori është i obliguar të prezantojë, Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese, obligohen të bartin maskat mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.