Nerënxa Kuçi triumfon në Kampionatin e Kosovës për Pionier-e në Duathlon

10.05.2026

Më 10.05.2026, Federata e Triathlonit e Kosovës organizoi me sukses Kampionati i Kosovës për Pionier-e në Duathlon 2026, ku u zhvillua gara Super Sprint (1.25 km vrapim – 4 km biçikletë – 600 m vrapim).

Nerënxa Kuçi triumfon në Kampionatin e Kosovës për Pionier-e në Duathlon Foto: Ilustrim

Në kategorinë Pionier-e Femra, Nerënxa Kuçi konfirmoi formën e saj të lartë duke fituar bindshëm garën. Ajo vazhdon serinë e rezultateve të mira, pasi një javë më parë ishte shpallur kampione e Kosovës në kategorinë Kadete.

Nerënxa Kuçi mban gjithashtu titullin Kampione Ballkanike në Duathlon dhe së fundmi është renditur e dyta në një garë ndërkombëtare.

Rezultatet e saj tregojnë progres të qëndrueshëm dhe potencial të lartë për gara të ardhshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More