Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jasharit

17.02.2024

Në sheshin e Mitrovicës sot është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jasharit Foto: Ilustrim

Pjesmarrës gjatë ceremonisë së zbulimit të shtatores kanë qenë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe shumë qytetarë.

Shtatorja e ish-komandantit është vendosur në sheshin e Mitrovicës.

Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.