“Në asnjë moment greva s’guxon të cenojë procesin mësimor”

20.05.2022

Sipas tij, mësimdhënësit tanë e meritojnë një pagë më të dinjitetshme, mirëpo kjo çështje duhet të rregullohet me anë të legjislacionit dhe mos të përsëritën situatë e ndërprerjes së mësimit. Ai vlerëson se këshilli i prindërve dhe veçanërisht komuniteti i prindërve duhet të komunikojnë me mësimdhënësit dhe mos të këtë ndërprerje të procesit mësimorë. “Protesta […]

“Në asnjë moment greva s’guxon të cenojë procesin mësimor” Foto: Ilustrim

Sipas tij, mësimdhënësit tanë e meritojnë një pagë më të dinjitetshme, mirëpo kjo çështje duhet të rregullohet me anë të legjislacionit dhe mos të përsëritën situatë e ndërprerjes së mësimit.

Ai vlerëson se këshilli i prindërve dhe veçanërisht komuniteti i prindërve duhet të komunikojnë me mësimdhënësit dhe mos të këtë ndërprerje të procesit mësimorë.

“Protesta është një mjet i arsyeshëm sindikal, mirëpo është e arsyeshëm përderisa nuk e cenon mësimdhënien. Më këtë rast ndërprerja e procesit mësimorë për shkak të mësimdhënies me të vërtete është e padrejtë dhe e papërballueshme si dëm për nxënësit pik së pari”, tha ai për EkonomiaOnline.

“Kërkesat e sindikatës qëndrojnë, mësimdhënësit tanë e meritojnë një pagë të dinjitetshme. Kërkesat e tyre kanë bazë mbi ligjin për organizim të grevave. Mirëpo, këto kërkesa mund të arrihen pa cenuar procesin mësimorë. Pra në asnjë moment këto reagime sindikale nuk guxojnë të prekin mësimdhënien”.

“Për vite me radhë kemi avokuar që të tejkalohet situata me këto paralajmërime ne këto ndërprerje në mësim, që të rishikohet ligji për organizim të grevave dhe që profesionin i mësimdhënësit të futet karshi veprimtarive me interes sikurse në vendet perëndimore. Pra në mësimdhënie në asnjë moment greva nuk guxon të cenoj procesin mësimor. Do të ishte ky ndryshim në legjislacion që njëherë e përgjithmonë do ta tejkalonte këtë situatë që jemi tani, e ripërsëritur vite më radhë që nga paslufta”.

“Vlerësoj që këshilli i prindërve dhe veçanërisht komuniteti i prindërve duhet të komunikojnë me mësimdhënësit, duhet të komunikojnë domosdoshmërinë e mos ndërprerjes së procesit mësimorë. Janë prindërit, nxënësit që gjykoj që duhet të bindin mësimdhënësit për pjesëmarrje në mësimdhënie dhe jo ndërprerje të saj. Një komitet i prindërve më i fuqizuar vlerësoj se do të kishte një rol më aktiv më këtë situatë”.

“Unë vlerësoj që ka plotë mësimdhënës që janë të vetëdijshëm për dëmin që i’u shkaktohet nxënësve. Numri i tillë i mësimdhënësve është i madh. Pra, kushdo brenda komunitetit të mësimdhënësve unë nuk besoj që mundet të na argumentoj neve që mu ndërpre procesi mësimor për shkak të një shujtje. Kjo është logjika prapa saj, jam shumë i bindur që nuk ka ndonjë mësimdhënës që del dhe ballafaqohet me prindërit dhe nxënësit për ndërprerje të procesit mësimorë për këto arsye”.