Në 15 vjetorin e vdekjes, djali i Ukë Bytyçit nderon presidentin Rugova

21.01.2021

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga djali i ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, Flamuri dhe […]

Në 15 vjetorin e vdekjes, djali i Ukë Bytyçit nderon presidentin Rugova Foto: Ilustrim

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga djali i ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, Flamuri dhe vajza e veprimtarit Enver Maloku sot kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Kjo është bërë e ditur nga vet Zemaj i cili ndër tjera ka thënë se janë krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

“Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit tonë historik.

Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran. Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike” ka njoftuar Zemaj.