NATO njofton se Kroacia i ka marrë 6 Rafalet e parë nga Franca, ditë më parë u raportua se Vuçiqit iu bllokua shitja
28.04.2024
Kroacia – shtet anëtar i NATO-s – ka marrë gjashtë avionë luftarakë francezë Rafale.
Më 25 prill 2024 u zhvillua një ceremoni mirëseardhjeje në kazermën “Kolonel Marko Živković” në Velika Goricë, ndërsa Forcat Ajrore Kroate morën gjashtë të parat nga gjithsej 12 avionë luftarakë francezë Rafale që do të operojnë në skuadrën e 191-të luftarake të Krahut të 91-të, ka njoftuar NATO sot në një komunikatë
“Gjashtë avionët e parë luftarakë CRO Rafale ruajnë qiellin kroat”.
Pilotët e Forcave Ajrore Kroate fluturuan me aeroplanët Rafale nga Franca, ku zhvillohet trajnimi dhe edukimi i ekuipazheve ajrore dhe tokësore të Kroacisë.