Nagavci: Testi i arritshmërisë dhe i maturës do të mbahen në mënyrë fizike

06.05.2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës. “Aktualisht duke qenë se mësimi po zhvillohet me prezencë fizike dhe se kemi pas kërkesë nga drejtoritë komunale të arsimit që testi të organizohet me pjesëmarrje fizike […]

Nagavci: Testi i arritshmërisë dhe i maturës do të mbahen në mënyrë fizike Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës.

“Aktualisht duke qenë se mësimi po zhvillohet me prezencë fizike dhe se kemi pas kërkesë nga drejtoritë komunale të arsimit që testi të organizohet me pjesëmarrje fizike në kushte të pandemisë ne do të organizojmë edhe testin e arritshmërisë edhe provimin e maturës” ka thënë ajo.

Nagavci tha se në lidhje me organizimin e testit të arritshmërisë kanë përcaktuar rregulla të reja ku nuk do të jenë prezent më shumë se 15 nxënës në klasë do të ruhet distanca, dhe se kanë përcaktuar edhe numrin e administruesve dhe monitorueseve.

Ndërsa sa i përket provimit të maturës Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se planifikojnë të njëjtin ta organizojnë në dy ditë në mënyrë që të maten saktë njohuritë e nxënësve.

“Dy testet do të administrohen duke respektuar masat anti covid dhe rekomandimet e IKShPK”, ka thënë ajo.