Nagavci: Synojmë që mësimi në shkolla të fillojë me 27 shtator

21.09.2021

Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë […]

Nagavci: Synojmë që mësimi në shkolla të fillojë me 27 shtator

Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator.

“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka deklaruar Ibrahimi.

Po ashtu, edhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka theksuar se synojnë që me datën 27 shtator të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se deri në fundjavë pritet të merret vendimi për këtë.

“Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenar, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset”, tha Nagavci për Telegrafin.

Etiketat

Ofertat e fundit