Nagavci – SBAShK-ut: S’mund t’i mbyllni shkollat, aty mund të qëndrojnë nxënësit dhe prindërit

13.09.2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se askush nuk mund t’i mbyllë shkollat. “Mësimdhënësit që janë përcaktuar për grevë nuk mund t’i mbyllin shkollat publike”. Po ashtu, sipas ministres së Arsimit, në shkollat publike mund të qëndrojnë fëmijët si dhe prindërit. Nagavci u ka sugjeruar prindërve që të shkojnë nëpër […]

Nagavci – SBAShK-ut: S’mund t’i mbyllni shkollat, aty mund të qëndrojnë nxënësit dhe prindërit Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se askush nuk mund t’i mbyllë shkollat.

“Mësimdhënësit që janë përcaktuar për grevë nuk mund t’i mbyllin shkollat publike”.

Po ashtu, sipas ministres së Arsimit, në shkollat publike mund të qëndrojnë fëmijët si dhe prindërit.

Nagavci u ka sugjeruar prindërve që të shkojnë nëpër shkolla dhe t’i marrin librat për fëmijët e tyre.

Ndërkaq, sot pas një takimi të mbajtur me Këshillin grevist dhe Qeverisë për ndërprerjen e grevës, nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Si rrjedhojë e kësaj, greva pritet të vazhdojë, ku pas takimit me kryeministrin Kurti, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se do të mblidhet kryesia e Këshillit Grevist, por se shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar.