“Nafta në rënie të lirë pas marrëveshjes SHBA-Iran”

18.06.2026

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, e cila parasheh rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit dhe uljen e tensioneve në rajon.

Nafta “Brent” e Detit të Veriut ra me mbi 2 për qind, duke u tregtuar me 77.91 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) zbriti në 74.77 dollarë për fuçi.

Një nga pikat kryesore të marrëveshjes është angazhimi i Iranit për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për transportin global të naftës. Trafiku i anijeve tregtare pritet të rifillojë menjëherë, ndërsa normalizimi i plotë i lundrimit parashihet brenda 30 ditëve.

Marrëveshja përfshin gjithashtu ndërprerjen e operacioneve ushtarake dhe nisjen e negociatave për një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve.

Analistët vlerësojnë se rikthimi gradual i trafikut detar në Hormuz do të ndikojë në stabilizimin e furnizimit global me naftë, duke ushtruar presion për ulje të mëtejshme të çmimeve në tregjet botërore.