Mustafa: Ta gjejmë një kandidat të pavarur për President të vendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kërkon që grupet parlamentare të Kosovës duhet të bashkpunojnë që të gjejnë një zgjidhje për postin e presidentit, ku sipas tij kjo çështje nuk do duhej ta çonte vendin në zgjedhje. Isa Mustafa njoftoi se për postin e presidentit është diskutuar edhe para shkuarjes së Thaçit në […]
Foto: Ilustrim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kërkon që grupet parlamentare të Kosovës duhet të bashkpunojnë që të gjejnë një zgjidhje për postin e presidentit, ku sipas tij kjo çështje nuk do duhej ta çonte vendin në zgjedhje.
Isa Mustafa njoftoi se për postin e presidentit është diskutuar edhe para shkuarjes së Thaçit në Hagë.
“Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, tha Mustafa për RTV21.
“Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK-së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit”, tha ai
I pyetur se a do të jetë Mustafa kandidati i LDK-së për President, tha se në subjektin e tij politik nuk është biseduar për postin e të parit të shtetit.
“… Të kemi në kandidat të pavarur për President të vendit. Ta gjejmë një figurë që merr përkrahjen e shumicës së partive politike”, tha ai.