Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës ”Mjaft më”

26.02.2021

Anëtari i listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka komentuar zhvillimet e fundit në ish-partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjën e tij nga ky post, gjithashtu edhe disa nga anëtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me lidershipin dhe kanë […]

Haxhi Avdyli: Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës ”Mjaft më” Foto: Ilustrim

Anëtari i listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka komentuar zhvillimet e fundit në ish-partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar dorëheqjën e tij nga ky post, gjithashtu edhe disa nga anëtarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me lidershipin dhe kanë kërkuar dorëheqje.

Ndërsa, Haxhi Avdyli ka komentuar këto zhvillime në ish-partinë e tij, duke thënë se ” Në LDK duhet të kenë guxim t’i thonë Isa Mustafës ‘Mjaft më’ ”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe rreth postit të presidentit për të cilin garon Vjosa Osmani, për të cilin asaj i nevojiten të paktën 81 vota.

Ndërsa në rast se Vjosa Osmani zgjedhet presidente, Haxhi Avdyli në T7 ka thënë se zëvendësuese e saj në këtë subjekt do të ishte Donika Gërvalla.

Po ashtu, Avdyli ka thënë se nuk do të kthehet asnjëherë në LDK. Njëjtë ka deklaruar më herët edhe Vjosa Osmani e cila tha se votat e popullit i kanë trasuar rrugën që ajo të jetë presidente.