Mustafa sulmon Osmanin: I bëri dëm LDK-së për interesa personale
Kosova ka hyrë në një krizë të re politike pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit brenda afateve kushtetuese, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 31 maj ose 7 qershor.
Foto: Ilustrim
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar ashpër situatën politike dhe rolin e partive në pushtet, duke akuzuar se mungon përgjegjësia për qeverisje.
Ai theksoi se vota e qytetarëve po e dëmton vendin, pasi sipas tij, shumica aktuale nuk po tregon interes për të udhëhequr shtetin.
Mustafa u ndal veçanërisht te Vjosa Osmani, për të cilën tha se i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm LDK-së për interesa personale dhe politike, në bashkëpunim me Albin Kurtin.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë hapur debat për rikthimin e mundshëm të Osmanit në LDK, ndonëse brenda partisë ka qëndrime të ndara.
Pas dështimit të marrëveshjeve për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi u shpërnda, ndërsa institucionet janë në proces të përcaktimit të datës së zgjedhjeve të reja.
