LVV
PDK
LDK
AAK

Murati: Ekzekutohen me rritje prej 20% pensionet për kategoritë e luftës

para 28 dite

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të mërkurën, janë realizuar pagesat e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit.

Murati: Ekzekutohen me rritje prej 20% pensionet për kategoritë e luftës

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka hënë se pensionistët e skemave të kategorive të luftës do të përfitojnë një rritje prej 20 për qind të shumës së pensioneve.

Në veçanti, për disa kategori të tjera, si “familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së” dhe “familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë”, rritja e pensioneve është akoma më e lartë.

“E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë.

Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza. Qeveria për të gjithë!” ka shkruar Murati.

Etiketat

Ofertat e fundit