Moti sot vranët dhe me shi, IHK paralajmëron vërshime

19.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. IHK nuk përjashton mundësinë që të ketë vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës. Në njoftim për media IHK bën të ditur se temperaturat […]

Moti sot vranët dhe me shi, IHK paralajmëron vërshime Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

IHK nuk përjashton mundësinë që të ketë vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës.

Në njoftim për media IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 7 gradë, ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 17 gradë Celsius.