Moti sot me vranësira e me intervale me diell, në mbrëmje reshje lokale shiu

23.01.2021

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend. Në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut, që në përfundim të vendit mund të jenë më intensive me mundësi edhe për përmbytje, derisa në zona malore pritet që të bie edhe borë. Indeksi i cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet në […]

Moti sot me vranësira e me intervale me diell, në mbrëmje reshje lokale shiu Foto: Ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend. Në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut, që në përfundim të vendit mund të jenë më intensive me mundësi edhe për përmbytje, derisa në zona malore pritet që të bie edhe borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet në ditët e ardhshme, pasi që do të kemi këtë mot mjaft dinamik dhe me erëra jugore të cilat shpërndajnë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të jetë brenda vlerave të mjaftueshme por edhe të mira.

23.01 – Kryesisht me vransira dhe erë.  Ditën edhe intervale me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.  Në vise malore me reshje bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbesin të larta, e javën e ardhshme në rënie.  Minimalet zbresin nga 4C në -5C, javën e ardhshme, e maksimalet zbresin nga 10C, në 1C ditën e mërkurë.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e ditën e hënë me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike deri të dielen zbret thellë nën vlera normale.