Moti sot me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme

15.02.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. “Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot […]

Moti sot me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.