Moti sot me diell, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius

15.09.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 […]

Moti sot me diell, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.