Moti sot me diell, temperaturat deri në 19°C

31.10.2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të sillen rreth 2–5°C. Kurse, maksimalet: 16–19°C.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.