Moti sot kryesisht me vranësira e intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 11-14 gradë. “Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 11-14 gradë.
“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.