Moti sot kryesisht me intervale të gjata me diell

04.10.2021

Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura, të cilat parashihen […]

Moti sot kryesisht me intervale të gjata me diell Foto: Ilustrim

Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura, të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.