Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

13.08.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. “Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, […]

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.