Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

06.10.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet që të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. “Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet që të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë”, ka njoftuar IHMK.