Moti sot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell

27.12.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.