Moti sot kryesisht i ftohtë dhe vranët
- 12.01.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë ditës së sotme të mbajë mot kryesisht i vranët.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot më i ftohtë dhe me kthjellime të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.
KOMENTE0
Leave a Reply