Moti sot i vranët e me intervale me diell

05.01.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën […]

Moti sot i vranët e me intervale me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.